Historikisht shqiptarët dhe serbët por edhe shumë popuj tjerë, ca të gjallë, ca të asimiluar, ca të zhdukur, kanë jetuar në këto treva dhe e kanë ndarë të përbashkëtën e njëri-tjetrit.

Historikisht shqiptarët dhe serbët por edhe shumë popuj tjerë, ca të gjallë, ca të asimiluar, ca të zhdukur, kanë jetuar në këto treva dhe e kanë ndarë të përbashkëtën e njëri-tjetrit.
Të drejtën për një të ardhme më të mirë e meritojnë edhe të rinjtë e Mitrovicës, qytet që shtrihet buzë lumit të mrekullueshëm Ibër, ku kam kaluar ditët më të bukura gjatë studimeve të mia. Ky është gjithashtu qyteti që padrejtësisht është shpallur simbol i ndarjes në shoqërinë tonë, sepse në të vërtetë ai kurrë nuk ka qenë i tillë.
Çështja e personave të zhdukur është treguese e vështirësisë më të thellë për t’u përballur me të kaluarën e Kosovës. Zhdukja e dhunshme e individëve është një tragjedi tejet personale për familjet e tyre; një pjesë e humbur e historisë së kësaj periudhe e mbushur me mëdyshje dhe përplot hamendësime.
Përmes investimeve strategjike në potencialin e të rinjve, fuqizimit të grave dhe nxitjes së angazhimit qytetar, Mitrovica do të vendoste bazat për një të ardhme, të karakterizuar nga qëndrueshmëri dhe dinamizëmi.
Qytetarët e rinj të Mitrovicës, përmes angazhimit të tyre aktiv në këto zona, nuk po lidhen vetëm me njëri-tjetrin; ata po hedhin themelet për një komunitet të bashkuar dhe të gjallë.
Ata po dëshirojnë të tregojnë se nuk hezitojnë fare të bëjnë muzikë rok së bashku, njejtë sic bënin dikur gjeneratat e vjetra të këtij qyteti plot kulturë, duke afruar mes vete secilin që e kupton se paqja është e vetmja rrugë përpara.
Historia e rinisë së Mitrovicës është frymëzuese, por nuk është unike. Lëvizjet e udhëhequra nga të rinjtë për paqe po fitojnë vrull në mbarë botën. Nga aktivizmi i klimës tek lëvizjet për drejtësi sociale, të rinjtë po dëshmojnë se nuk janë thjesht liderët e së nesërmes; ata janë liderët e sotëm.
Për demokracitë e reja, reforma e administratës publike është një mënyrë për të forcuar institucionet shtetërore dhe për të krijuar një shërbim civil solid, i cili është parakusht për vendime dhe shërbime publike cilësore.
Infrastruktura ligjore dhe sistemi i vetëqeverisjes lokale në kuptimin e entiteteve demokratike duhet të përfshijë një qasje më të gjerë të komunitetit për të qenë të suksesshme.
Një qytetarë/re i/e përgjegjshëm/me (në rrethana ideale) interesohet për vendime të cilat mirren në nivelin lokal mu për arsye se afektojnë direkt, sepse formësojnë mënyrën dhe kualititetin e jetës.