Thirrje për Aplikim "Fuqizimi i të rinjve në aktivizm qytetar"
Organizata joqeveritare REC – Reconciliation Empowering Communities në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve në aktivizm qytetar”, fton të rinjët dhe të rejat e rajonit të Mitrovicës të grup moshës 15-25 vjeç, që të aplikojnë për trajnime profesionale në fushën e të drejtave të njeriut.
Inkurajohen të aplikojnë të gjithë pavarësisht gjinisë apo përkatësisë etnike, veçanërisht personat me aftësi të kufizuara dhe të rinjët (vajza dhe djemë) nga zonat rurale, përfaqësues të organizatave rinore dhe të interesuar të tjerë që të bëhen pjesë të këtij projekti i cili mbështetet nga Komuna e Mitrovicës – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Të interesuarit mund të aplikojnë online duke plotësuar këtë formë në vegzën e bashkangjitur: https://forms.gle/zCkrAz9B2jnUfqFB8
Afati i fundit për aplikim është: 21 qershor 2021, në ora 23:59.
Thirrje për Aplikim “Të drejtat mjedisore janë të drejta të njeriut!”
Organizatat jo qeveritare REC – Reconciliation Empowering Communities dhe D&G Solutions, ftojnë të gjithë të rinjët (15 deri në 30 vjeç), nga të gjitha komunitetet që jetojnë në rajonin e Mitrovicës, të bëhen pjesë e programit të edukimit: Promovimi i aktivizmit të të drejtave të njeriut dhe të mjedisit.
Programet e edukimit mbahen në kuadër të projektit “Të drejtat mjedisore janë të drejta të njeriut!” që financohen nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism”.
20 të rinjë do te përzgjedhën të jenë pjesë e shkollave profesionale të udhëhequr nga ekspertë të fushës në temat e të Drejtave të Njeriut dhe Aktivizmit, të Drejtat e Mjedisit, Monitorimi dhe Raportimi mbi ndotjen.
Programet e edukimit do të mbahen gjatë periudhës Prill – Qershor 2021, ku pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen paraprakisht.
📍 Trajnimet/punëtoritë do të mbahen duke respektuar masat e paracaktuara nga manuali i Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK, me nga 10 përsona në grup duke pas parasyshë gjendjen preventive të pandemisë Covid19.
📲 Të interesuarit mund të aplikojnë online duke plotësuar këtë formë në vegzën e bashkangjitur: https://forms.gle/7imPEKf9trzruVXW6
⏰ Afati i fundit për aplikim është: 26 mars 2021, në orën 23:59.
Inkurajohen të aplikojnë të gjithë pavarësisht nga gjinisë apo përkatësisë etnike, veçanërisht personat me aftësi të kufizuara dhe të rinjët (vajza dhe djemë) nga zonat rurale.
Thirrje për Aplikim për punëtorinë “Hyrje në ndërtimin e paqës dhe pajtimit”
Organizatat jo qeveritare Reconciliation Empowering Communities – REC dhe D&G Solutions, ftojnë të gjithë të rinjët (15 deri në 30 vjeç), nga të gjitha komunitetet që jetojnë në rajonin e Mitrovicës, të bëhen pjesë e programit të punëtorive: Hyrje në ndërtimin e paqës dhe pajtimit.
Punëtoritë mbahen në kuadër të projektit “Pas tregimit! Rinia si katalizatorë në pajtim” që mbështetet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS), dhe financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
20 të rinjë do te përzgjedhën të jenë pjesë e punëtorive profesionale të udhëhequr nga ekspertë të fushës në temat: komunikimi dhe veprimet jo të dhunshme, kuptimi i konfliktit dhe ballafaqimi me të kaluarën.
Punëtoritë do të mbahen gjatë periudhës Janar – Shkurt 2021, ku pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen paraprakisht.
📍 Punëtoritë do të mbahen duke respektuar masat e paracaktuara nga manuali i Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK, me nga 10 përsona në grup duke pas parasyshë gjendjen preventive të pandemisë Covid19.
📲 Të interesuarit mund të aplikojnë online duke plotësuar këtë formë në vegzën e bashkangjitur:: https://forms.gle/eyF1NfWaMD2nmAmo7
⏰ Afati i fundit për aplikim është: 25 janar 2021, në orën 23:59.
Inkurajohen të aplikojnë të gjithë pavarësisht gjinisë apo përkatësisë etnike, veçanërisht personat me aftësi të kufizuara dhe të rinjët (vajza dhe djemë) nga zonat rurale.
Për më shumë informacione mund të na kontaktoni në tel: +383 (0) 49 300 663; +381 (0) 65 2308 787; e-mail: rec.kosova@gmail.com; https://rec-kosova.org
Thirrje për Aplikim për Programin e Trajnimit “Procesi i ndërtimit të kapaciteteve për zhvillimin e aftësive”
Organizatat jo qeveritare Reconciliation Empowering Communities dhe D&G Solutions, ftojnë të gjithë të rinjët (15 deri në 30 vjeç), nga të gjitha komunitetet që jetojnë në rajonin e Mitrovicës, të bëhen pjesë e programit të trajnimit: Procesi i ndërtimit të kapaciteteve për zhvillimin e aftësive. Trajnimi mbahet në kuadër të projektit “Pas tregimit! Rinia si katalizatorë në pajtim” që mbështetet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS), dhe financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Ky program trajnimi do te përzgjedhë 20 të rinjë të cilët do të jenë pjesë e trajnimeve profesionale të udhëhequr nga ekspertë të fushës në temat: angazhimi qytetar dhe mendimi kritik, shkathtësi komunikimi dhe analitike, përmbajtje mediatike dhe lajme të rreme (fake news). Trajnimet do të mbahen gjatë periudhës Nëntor – Dhjetor 2020, ku pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen paraprakisht.
📍 Trajnimet do të mbahen duke respektuar masat e paracaktuara nga manuali i Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK, me nga 10 përsona në grup duke pas parasyshë gjendjen preventive të pandemisë Covid19.
📲 Të interesuarit mund të aplikojnë online duke plotësuar këtë formë në vegzën e bashkangjitur: https://forms.gle/jfTeGmkYFwfdseEu6
⏰ Afati i fundit për aplikim është: 4 nëntor 2020, në orën 23:59.
Inkurajohen të aplikojnë të gjithë pavarësisht gjinisë apo përkatësisë etnike, veçanërisht personat me aftësi të kufizuara dhe të rinjët (vajza dhe djemë) nga zonat rurale.
Për më shumë informacione mund të na kontaktoni në tel: +383 (0) 49 300 663; +381 (0) 65 2308 787; e-mail: rec.kosova@gmail.com; https://rec-kosova.org
Thirrje për aplikim!
Organizata jo qeveritare REC – Reconciliation Empowering Communities në kuadër të projektit “Të rinjët në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, fton të rinjët dhe të rejat e rajonit të Mitrovicës të grup moshës 15-25 vjeç, që të aplikojnë për trajnime profesionale në fushën e të drejtave të njeriut, avokimi, lobimi dhe akcione kreative.
Inkurajohen që të aplikojnë personat me nevoja të veçanta, të gjithë të rinjtë dhe të rejat nga zonat rurale, përfaqësues të organizatave rinore dhe të interesuar të tjerë që të bëhen pjesë të këtij projekti i cili mbështetet nga Komuna e Mitrovicës – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të thirrjes publike fuqizim dhe pjesëmarrje të të rinjëve.
Të interesuarit mund të aplikojnë online duke plotësuar këtë formë në vegzën e bashkangjitur: https://forms.gle/YxntVQDXvY8CB4uE8
Afati i fundit për aplikim është: 20 tetor 2020, në ora 23:59.
ꚛ Për më shumë informacione mund të na kontaktoni në tel: +383 (0) 49 300 663; e-mail: rec.kosova@gmail.com; https://rec-kosova.org
Thirrje për aplikim!
Organizata jo qeveritare REC – Reconciliation Empowering Communities, fton të rejat dhe të rinjtë e rajonit të Mitrovicës të grup moshës 15 deri 24 vjeç, që të aplikojnë për trajnime profesionale në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të të rinjëve, në kuadër të projektit “Avancimi i rolit të rinisë në ngritjen e aktivizmit qytetar”, i cili mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
ꚛ Inkurajohen që të aplikojnë përsonat me aftësi të kufizuara dhe të gjithë të rinjtë dhe të rejat nga zonat rurale, që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtyre trajnimeve.
Të interesuarit mund të aplikojnë online duke plotësuar këtë formë në vegzën e bashkangjitur: https://forms.gle/zKmxuTsc8Px3S2A36
Afati i fundit për aplikim është: 16 tetor 2020.
ꚛ Për më shumë informacione mund të na kontaktoni në tel: +383 (0) 49 300 663; e-mail: rec.kosova@gmail.com; https://rec-kosova.org