Ndarja e përgjegjësive me qytetarë si mbështetës kryesorë të demokracisë lokale
shkruan Igor Marković
MSc. në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikologNë mesin e qytetarëve ka një bindje të gjerë se pjesëmarrja në proceset demokratike përfundon në momentin kur në kutitë e vulosura lëshojmë listën e votimit. Procesi i cili krijohet mes cikleve të zgjedhjeve, e në të cilat shumica e qytetarëve mbesin pasiv dhe nuk japin kontributin e tyre në krijimin e politikave lokale, paraqet sfidë të madhe të shoqërive postsocialiste. Një qytetarë/re i/e përgjegjshëm/me (në rrethana ideale) interesohet për vendime të cilat mirren në nivelin lokal mu për arsye se afektojnë direkt, sepse formësojnë mënyrën dhe kualititetin e jetës. Mirëpo, në Ballkanin Perëndimor të paskonfliktit dhe tranzicionit, idealet demokratike shpeshherë shemben para ndjenjës së papërgjegjësisë politike. Në këto rrethana të palakmushme, hapësira manovruese për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në atë që quhet demokraci lokale prapëseprapë ekziston, prandaj ka nevojë të fuqizohen shtyllat kyçe: e para – me mekanizmat veçse ekzistues për pjesëmarrjen e qytetarëve, dhe e dyta – me çasje kreative për gjallërimin dhe përfshirjen e qytetarëve në këtë proces.
Në mënyrë që kjo të jetë funksionale dhe e qëndrueshme, është e nevojshme që vendimmarrësit t`i, njoftojnë, arsimojnë dhe aftësojnë qytetarët që me të njëjtit të ndahet edhe përgjegjësia e vendimit dhe udhëheqjes. Kjo e fundit nënkupton ndryshimin e marrëdhënieve dhe animin e peshores në favor të qytetarëve, e cila mund të ndodh kur të ju ofrohet hapësira për ndarjen e përgjegjësive në proces. Sado që ky proces të duket idealist dhe i pamundur, një nismë e tillë mund të jetë pikë kthese në ndryshimin e vetëdijes së qytetarëve. Hapa të vegjël por jo të parëndësishëm, janë bërë në këtë drejtim nga organizatat e shoqërisë civile me edukimin joformal të qytetarët, dhe si me fuqizimin e kapaciteteve të shoqatave apo grupeve të qytetarëve. Por, këtij procesi të mësimit deri më tani i ka munguar elementi i faktorit fuqizues i marrjes dhe ndarjes së përgjegjësive për ndryshimet në hapësirën ku jetojnë qytetarët. Pra, kjo shkallë në fuqizimin e demokracisë lokale do të nënkuptonte dy lloj koncensionesh: e para – nga ana e qeverisjeve lokale – mundësimi i qytetarëve për të marrë pjesë në vendimmarrje, dhe e dyta – nga ana e qytetarëve – të marrrin përgjegjësi për obligimet të cilat dalin nga pjesëmarrja proaktive në vendimmarrje.
Në këtë fazë të zhvillimit të demokracisë lokale, të dy shtyllat e përmendura më parë duhet të hyjnë në skenë. Shtylla e parë, pra aplikimi më i shpeshtë i një numri mekanizmash që ekzistojnë në kuadrin aktual ligjor, do t’i vendoste qytetarët në nivel lokal si një nga aktorët e pashmangshëm të demokracisë lokale. Fronti i parë në të cilin qytetarët mund të marrin pjesë në luftën për të drejtat dhe interesat e tyre është pjesëmarrja në konsultimet publike që kuvendet komunale janë të detyruara të organizojnë të paktën dy herë në vit. Edhe në rastet kur përfaqësuesit e qeverisjes vendore nuk janë të gatshëm që të dëgjojnë nevojat dhe të marrin parasysh interesat, sugjerimet dhe kërkesat e qytetarëve, konsultimet publike mund t’u mundësojnë qytetarëve të jenë palë përgjegjëse në procesin e vendimmarrjes lokale. Mekanizmi tjetër i rëndësishëm i disponueshëm për qytetarët është peticioni – në rastet kur një numër i madh i qytetarëve janë të pakënaqur me një vendim të caktuar të autoriteteve komunale ose thjesht duan të ofrojnë diçka të re – duke mbledhur nënshkrime dhe duke i dorëzuar ato në komunë është e mundur të ndikojnë ndjeshëm/ ndryshojnë vendime të caktuara. Nëse zbatimi i mekanizmave të mëparshëm nuk ka dhënë fryte, kërkesa e qytetarëve për përfshirje në komisionet këshilluese (të formuara në fusha të ndryshme të veprimtarisë) mund, që me ndërmjetësimin e organizatave joqeveritare si anëtarë të përhershëm të saj, të përfshijnë një numër më të madh të qytetarëve të interesuar në procesin e vendimmarrjes dhe kështu të pasurojnë produktin përfundimtar – vendime që marrin parasysh nevojat racionale të banorëve. Për më tepër, ky mekanizëm mundëson përfshirjen në punën e organeve komunale të grupeve joformale të qytetarëve si shoqatat e grave, të rinjtë, pensionistët, qiramarrësit, grupet profesionale etj.
Emëruesi i përbashkët i këtyre mekanizmave është se ato përdoren rrallë në praktikë në Kosovë. Përveç faktorëve të tillë si apatia, mosinteresimi, pasiviteti, por edhe paragjykimi dhe frika, si dhe poltronizmi politik dhe ndotja e hapësirës publike dhe konflikteve personale politike, arsye që ndikon dukshëm në mungesën e ndërhyrjes për nevojat e këtyre mekanizmave, si dhe mungesës së vullnetit të organeve të vetëqeverisjes lokale që të përfshijë qytetarët në procesin e vendimmarrjes. Në këtë aspekt, është e nevojshme që të dyja palët e demokracisë lokale të bëjnë një hap përpara – qytetarët të përdorin mekanizmat ekzistues dhe kështu të përfshihen më aktivisht në procesin e vendimmarrjes, derisa qeverisja lokale – t’i informojnë në mënyrë shtesë qytetarët për to dhe t’u mundësojnë atyre për të ndarë përgjegjësitë e menaxhimit. Në fund të këtij procesi, i cili është thelbi i ndërtimit të një demokracie të suksesshme lokale, qytetarët duhet të jenë të kënaqur me vendimet që kanë arritur të zbatojnë në praktikë. Duke ndjekur këtë qëllim, theksohet rëndësinë e shtyllës së dytë. Gjegjësisht, në kushtet e zhvillimit të shpejtë teknologjik është një rëndësie të veçantë që aspektet e tij pozitive të përdoren për qëllimin e zhvillimit të demokracisë lokale. Duke futur një qasje të ndryshme, të re dhe mbi të gjitha krijuese në rritjen e interesit dhe informacionit midis qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, është e mundur që gradualisht të forcohen kapacitetet demokratike. Duke përmirësuar mekanizmat ekzistues, përdorimin krijues të rrjeteve sociale, uebfaqet zyrtare të komunave dhe kanalet e tjera të komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit dixhital, dhe duke kombinuar aktivizmin qytetar analog dhe dixhital, mund të arrihet një shoqëri më e përgjegjshme.
Ndryshimi më i vogël në një mjedis rural, fshat, rrethinë të qytetit ose në nivelin e të gjithë komunës vjen vetëm dhe ekskluzivisht me iniciativën e qytetarëve. Votimi është një hallkë e rëndësishme në ndarjen e përgjegjësive për të ardhmen e komunës, por fletëvotimet nuk i detyrojnë qeveritë lokale të marrin parasysh interesat e të gjitha (nën) grupeve shoqërore dhe nevojat e pjesëtarëve të ndryshëm të komunave. Për këtë arsye, dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës së të gjithë qytetarëve, është e nevojshme që qytetarët të përdorin mekanizmat ekzistues për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse, por edhe që ato të njëjtat të përmirësohen dhe avancohen krahas shkathtësive dhe përdorimit të teknologjive moderne. Kjo do t’u jepte parimeve të pashmangshme të demokracisë – transparencës dhe llogaridhënies – një rëndësi më të madhe.
“Ky artikull është mundësuar me financimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) përmes Aktivitetit për Bashkëpunim me Komunitetin (CCA). Përmbatja e këtij artikulli është përgjegjësi e plotë e REC – Reconciliation Empowering Communities dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID apo Qeverisë së SHBA-së.”