Pjesëmarrja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse është me peshë të madhe në promovimin e qeverisjes demokratike, përfshirjen sociale dhe zhvillimin ekonomik, përfshirë avancimin e të drejtave të njeriut.

Pjesëmarrja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse është me peshë të madhe në promovimin e qeverisjes demokratike, përfshirjen sociale dhe zhvillimin ekonomik, përfshirë avancimin e të drejtave të njeriut.
“Arsyetimi për Asociacionin, si platformë që parashikon avancimin e të drejtave të komunitetit dhe interesave të serbëve të Kosovës, ka qenë çorientuese.”
“Për t’u angazhuar, për të marrë pjesë, për t’u dëgjuar zëri i tyre, të rinjtë duhet të informohen dhe arsimohen për të njohur ndikimet e mundshme në mjedis dhe të organizohen për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndikuar në vendimet.”
Ballafaqimi me të kaluarën është ana tjetër e së njëjtës medalje të paqes dhe pajtimit të qëndrueshëm. Unë besoj se të rinjtë nuk duhet të mbajnë mbi supe peshën e së kaluarës. Pesha që i ndan ata dhe i projekton ata si kundërshtarë. Përkundrazi, duhet bërë shumë përpjekje për t’i fuqizuar ata në promovimin e pajtimit, në ndërtimin e urave midis shoqërive dhe komuniteteve të shkatërruara nga lufta.
Sektori joqeveritar në Kosovë që nga paslufta ka pasur dhe vazhdon të ketë rol pro aktiv në kërkim të së vërtetës, duke u fokusuar jo vetëm tek hulumtimi i saj, por edhe në ngritjen e bashkëpunimit, nxitjen e dialogut ndëretnik dhe institucional si dhe në krijimin e paqes së qëndrueshme në vend, duke nxitur diskutimin dhe reagimin mbi krimet e luftës dhe rolin që komuniteti ka në zbardhjen e së vërtetës, pranimin e saj faktik si një qelës për bashkëpunim ndëretnik e ndërshtetëror në ndërtimin e paqes dhe demokracisë në përgjithësi.
Kjo qasje do të krijonte parakushte për normalizimin e ardhshëm të marrëdhënieve midis komuniteteve, por edhe do të dërgonte sinjal të qartë të angazhimit të qëndrueshëm se pajtimi mund dhe duhet të ndodhë vetëm përmes një forme të dialogut të drejtpërdrejtë, duke u bazuar në tolerancë dhe respekt të ndërsjellë.
Nëse pajtimi nuk është problem, kush do të pajtohet? Ç’farë kemi për të fshehur? Asgjë, do të thosha unë. Nëse pajtimi nuk përmendet si problem – problemi nuk ekziston. Të gjithë do të dëshironim të dinim të vërtetën, dhe duke e ditur të vërtetën dhe duke folur hapur për të, gjasat e pajtimit do të ishin më të mëdha.