Programet

OJQ REC – Reconciliation Empowering Communities është duke realizuar disa projekte në rajonin e Mitrovicës (në qytetet Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj), me bazë në komunitet pa dallim feje, race, gjinie apo kombësie.

QEVERISJA E MIRË

Përmes këtij programi synojmë të nxisim qytetarinë aktive duke kërkuar përgjegjshmëri dhe llogaridhënie nga institucionet, transparencë dhe qeverisje të mirë,  sundim të ligjit dhe respektim të të drejtave të njeriut.

EKO MJEDISI

Qëllimi i përgjithshëm i programit është të avokojë tek institucionet në nivel qendror dhe lokal për mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë, duke i adresuar nevojat dhe problemet e qytetarëve.

Peticion për mbrojtje të lumenjëve ‘‘Uji në gypa-milionat në xhepa’’

OJQ REC – Reconciliation Empowering Communities së bashku më shtatë organizata partnere të shoqërisë civile dhe në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur – KFOS kanë inicuar peticion me qytetarë kundër degradimit të mëmtutjeshëm të ambientit nga Mini Hidrocentralet dhe Hidrocentralet e vogla.

Peticioni 2
Peticioni 3
Peticioni 4

OJQ REC ishte përgjëgjëse për organizimin dhe mbledhjën e nënshkrimeve në Rajonin e Mitrovicës, respektivisht në komunat: Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviq – Fshatrat Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë e Vllahisë dhe Zubin Potok – Fshati Çabër.

Peticioni për mbledhjën e nënshkrimeve në qytetin e Mitrovicës ka filluar me datën 29 Tetor 2019 nga ora 12:00 në sheshin “Mehë Uka” ku kishim të pranishëm shumë qytetar dhe përfaqësues të institucioneve vendore ku kanë mbështet kampanjën dhe kanë nënshkruar petisionin. Kampanja për mbledhjën e nënshkrimeve ka vazhduar për dy (2) javë rresht deri më 11 Nëntor 2019.

Vullnetarët tanë kanë pasur mbështetje të madhe nga komuniteti i gjërë në të gjitha lokacionet ku kemi frekuentuar, duke nënshkruar peticionin dhe inkurajuar që të vazhdojn me iniciativa të tilla.

Peticioni 5
Peticioni 6
Peticioni 7
Peticioni 8

Peticioni gjatë këtyre ditëve është nënshkruar nga shumë komunitete që jetojn në Rajonin e Mitrovicës si: Shqipëtar, Boshnjak, Turq, Goran, Romë dhe Ashkali.

TË RINJËT DHE VULLNETARIZMI

Qëllimi i përgjithshëm i programit është që të punohet në fuqizimin e të rinjëve dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre përmes punës vullnetare si një mundësi për zhvillim të karierës dhe avancim të komunitetit.

TË RINJËT 2
TË RINJËT 3